-NË HAPAT E TU…-
Në hapat e tu marrin jetë rrahjet e zemrës sime,
Dhe ëndrrat frymojnë përherë e më të bukura,
Në zërin tënd fërgëllojnë mijëra përjetime,
Dhe mëngjeset zgjohen me prekje të trëndafilta
Tek e qeshura jote tretet mali me dhimbje,
Flatrat e brishta rreh sërish tej mjergullës jeta…
