Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali-Nuk ka gjë më të hidhur se hipokrizia

Enertin Dheskali-Nuk ka gjë më të hidhur se hipokrizia

Nuk ka gjë më të hidhur se hipokrizia. Ti e mban afër, i fal çiltërsi dhe dashuri çmendurake, i jep në dorë çelësin e shpirtit tënd… E si shpërblim merr cinizmin dhe arrogancën grindavece të një zemre hipokrite… Ti i zgjon mëngjeset duke kënduar vargjet që ke shkruar për të…edhe kur ajo nuk është… E nga ana tjetër, vargjet e saj i gjen diku larg, në sytë e një tjetri.. Dhe atëherë ndjen se në shpirt qetësia jote është përdhosur nga kjo hipokrizi, shpërndarë rreth teje si një rrjetë merimange. Besimi shkërmoqet ngadalë nën akullsinë e një sjelljeje që të vret pafundësisht… Dhe e kupton; psherëtin dhe thua: “nuk paska gjë më të hidhur se hipokrizia”…

(Marrë nga tregimi “DHIMBJE NË PASQYRË” – ENERTIN DHESKALI)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT