Dashuria ime për ty ka ngjyrën e zemrës,
Ka vrullin e vërshimit të gjakut në damarë,
Ka prekjen e diellit të majit në mëngjes,
Ka drithërimën që shpirtin kthen në zjarr…
Ti je metafora më e ëmbël e vargut tim,
Je imazhi që i jep magji edhe lotëve,
Ndaj, nëse ikja të merr me vete pa kthim,
Kujto ëndrrën e çmendur në çdo zgjim…
