Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritEnver N. Rexhaj-FORCA E BUTËSISË

Enver N. Rexhaj-FORCA E BUTËSISË

Në një botë që shpesh nxiton pa ndalur,
ka zemra që ecin me ritëm më të butë,
si një melodi që nuk kërkon zhurmë
një kromozomi i dashurisë më shumë.

Ata sjellin dritë në mënyrën e tyre,
me buzëqeshje që nuk njohin maska,
me përqafime që flasin shumë
me ngjyrat e tyre të pastra.

Nuk janë “ndryshe” siç thonë disa,
janë thjesht ngjyra më të pastra
në një pikturë që quhet njerëzim,
janë kujtesa që dashuria nuk njeh kushtëzim.

Në sytë e tyre gjen sinqeritetin,
në hapat e tyre gjen guximin,
në çdo ditë që ata jetojnë
ka një mësim për botën:
të duash pa maskim.

Sot nuk është vetëm dita e tyre,
është dita jonë për të mësuar,
për të pranuar, për të festuar
çdo shpirt që e bën këtë botë
të jetë i pa djallëzuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT