Friday, April 3, 2026
BallinaVitrina e libritEnver N. Rexhaj-Mes thyerjes

Enver N. Rexhaj-Mes thyerjes

Ka momente në jetë kur askush nuk të pyet nëse do të jesh i fortë…
dhe une u bëra i tillë, në heshtje, duke mbajtur brenda gjithë ato që nuk thuhen dot.

Kam mësuar të buzeqesh ndërsa brenda meje gjithçka rrënohej,
të qëndroj në këmbë edhe kur zemra ime donte të dorëzohej.

Por kur erdhe ti… diçka ndryshoi.

Me ty nuk dua të jem vetëm i fortë.
Dua të jem i butë.
Dua të të le të shohësh edhe plagët e mia, sepse pranë teje nuk ndihem më i detyruar të luftoj gjithmonë.

Në një botë ku u bëra i fortë sepse nuk kisha zgjedhje…
ty të dua sepse je zgjedhja ime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT