Duke e pritur Hënën
Muzgu me plafin e zi pllakosi
Dhe mbuloi qytetin e përhirt.
E rrapëtimat e zhurmshme të ditës
ndaluan dhe u ndanë nga kjo ditë.
Sodis qytetin e erreësuar
Nga ballkoni shikoj anë e kënd,
E hëna është duke u vonuar
Dhe sonte nuk ndriçon askund.
Një natë e rëndë, e errët pa fund
Më zën frymën edhe ktu në terracë.
malli për vendlindjën në zemër që kam
më shtërngon në gjoks dhe mbetem pa fjalë.
Dil moj Hënë e ndritur, mos renko dhe ti
Ndriço dhe zemren time dhe afshin ma pusho,
Do çmallem me ty dhe e të llafosim pak
E Me dritën tënde ndriçoma këtë natë kudo.
