E kam të dëgjuar
Se pema prej pemës piçet
me dritë dielli dhe yjet ndriqojnë
se nga një pikë vese bëhet një Lum
e Lumi me të gjitha në Det përfundon.
kështu bashkim thërrmish të vogla
në një materje si në shkencë
do jetë si magnet që i mledhë thërmiat
e mos të jenë të ndara më asnjëherë.
Ashtu siç u bën bashk thuprrat e Kastriotit
Dhe bashkuan kombin në trojet e arbërit
Si një materje nga i njejti brum
Të jenë së bashku në toka t’atëdheut.
Pra të gjithat luftojnë të bëhen bashk
ashtu si bletët tok në një kosherë
E pse ne si popull përherë të ndarë
E nuk bëhemi bashk vetëm në një shtet.
