Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Flokëarta

Enver Sahiti-Flokëarta

Flokëarta

Flokëartë ishe dhe ashtu ke mbetë
si kallinjë gruri në muaj korriku
valvitur në muajin e t’vjelave
si bishtalecat njëashtu dhe qerpiku

Si përherë e bukur më je dhe sot
Me naze pak e buzëqeshje plot
I dhe gjallëri kësaj jete
Ashtu do t’na dhurosh për mot.

Fjalë ëmbël e plot kuptim
ishe e urtë porsi engjull
Dhe puntore porsi bleta
Dhe shoqet ta kishin shumë zili.

Kur binte vapa te kroi t’gjeja
Me ato flokë ngjyrë argjendi
me atë shkëlqim syrin ma verbove
e asnjëherë s’guxova një fjalë ta them
se mu në zemër më ngacmoje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT