Mos ma mat atdheun me tespi e me rruzare,
as me kambanë e as me ezan në agim.
Se toka ime s’ka lindur prej altareve,
por prej gjakut që ra për lirim.
Mos ma ndaj flamurin n’fe e n’hije,
se shqiponja s’pyet për rit a për kishë.
Ajo fluturon mbi plagë e mbi bijë,
mbi varre dëshmorësh që s’pyetën “kush ishe?”
Në këtë tokë janë falur shumë lutje,
me duar nga qielli, me ballë në dhe.
Por kur erdhi ora e rëndë e pushkës,
u ngrit shqiptari — jo feja — për Atdhe.
Mos thuaj se ai që s’është si ti
e do më pak këtë truall të lashtë.
Se kombi s’matet me kryq a me xhami,
por me sa zemra i rrahin bashkë.
Nëse prifti flet e ndan vëllezër,
le ta dëgjojë zërin e historisë:
Shqiptari është një, në rrënjë e në zemër,
mbi fe qëndron emri i Shqipërisë.
Se feja është udhë e shpirtit të njeriut,
por kombi është fryma që na mban gjallë.
Dhe kush e zvogëlon një bir të këtij dheu,
zvogëlon vetë flamurin në ballë.
