Kishte qenë një mbret i një nahije. Mbreti, si mbreti, për të udhëheq popullin e tij, kishte vënë rregulla dhe nga një herë edhe aq të ashpra sa që edhe pse populli nuk guxonte të reagonte, apo të protestonte, prapëseprapë, u gjendet rrugë dhe mënyrë për t`u dhënë mesazhin mbretit se këtu apo kësaj radhe po e tepron pak që po vë masa të rrepta.
U mblodhën populli, burrat e fiseve për të ba një marrëveshje që me i dërgue mbretit disa burra për t’i kërkua lirimin e këtyre kushteve, në të kundërtën po rëndohet situata ditë e për ditë.Askush nuk guxon të merr një hap më tutje për t`u ballafaqu me mbretin, për t`i përcjellë kërkesën e popullit.Në mesin e këtyre burrave të fisit, kishte qenë një plak i cili një herit edhe këngëtar i mirë.
Plaku:Burra, mbasi nuk po ka askush guximin me shku te mbreti, atëherë unë do tëbëj një gjë, e cila ndoshta do t`ia tërheq vëmendjen mbretit dhe do na e liron pak konopin, o na e shtrëngon edhe më shumë.
Burrat: Hë ore shahir, si e ke mendua ta bësh këtë?
Plaku: Do iakushtoj një këngë mbretit dhe përmes këngës, do t`ia dërgoj mesazhin se si është situata dhe se çfarë po mendon populli.
Burrat: E po, pasi që ne s’po kemi guximin të bëjmë që të shkojmë te mbreti atëherë pajtohemi me ty dhe po e provojmë.
Shpërndahen burrat, dhe plaku pasi që dha fjalën, filloi dhe e bëri këngën për mbretin dhe ku do që shkonte e këndonte atë këngë dhe shumë shpejt kënga mori dhenë. Filluan shumë këngëtarë tëasaj kohe ta këndojnë, se vërtet ia kishte thurë mirë. Pas disa ditësh, i shkoi fjala mbretit, se të kanë bërë një këngë o mbret. Mbreti i surprizuar nga kjo që ndjeu dhe po i u thot zaptive:
–Çfarë thotë kënga?
Zaptiu: Po valla, lartmadhëri, kënga ka fjalë të mira, por edhe ka kritika mjaft.
Pasi që mbreti u njoftua për çfarë thuhej në këngë,menjëherë u dha urdhër ushtarëve që t`ia dërgojnë aty atë plakun dhe t`I bëhet gjyqi menjëherë.
Shkuan ushtarët dhe kërkuan e kërkuan dhe më në fund e gjetën plakun , e morën dhe e sollën te mbreti.Mbreti, si mbreti, për ta treguar primatin dhe fuqinë e vet,
ia sjellin plakun përpara tij dhe 4 këshilltarët e mbretit të cilët do e këshillonin se si dhe sa ta dënojnë plakun.
Mbreti: Hë ore plak! Çfarë thua, si e ke ba atë këngë për mua, si pate guximin,dhe a e din që për këtë këngë ty të hiqet koka sot.
Plaku nuk nxjerr fjalë nga goja, përpos që rrudhë krahët.
Po Lartmadhëri si të thoni ju!
Mbreti pas shumë qortimeve ndaj plakut, filloi dhe po i pyet këshilltarët e vet, nga i pari, deri te i katërti.
Këshilltari i parë: Mendimi im është që këtë me e pre copa-copa, para popullit.
Këshilltari i dytë: Mendimi im është që këtë njeri duhet së pari me e rjepë e me e pre copa-copa para popullit.
Këshilltari i tretë: Mendimi im është që këtë njeri duhet me e futë në zjarr në grumbull të druve, të gjallë, parapopullit.
Këshilltari i katërt:Lartmadhëri, unë mendoj që personin në fjalë duhet ta njohim mëthellë, nga është, kush është çfarë halli e ka shty që e ka ba një vepër të tillë , andaj duhet të mos ngutemi pa e analizua edhe pak e në fund vendosim për fatin e tij.
Mbreti pasi i dëgjoi këshilltarët e vet dhe shumica e tyre e dhanë mendimin për ekzekutimin e tij, në një apo formë tjetër, pa një pa dy, po i drejtohet plakut :
–Hë ore plak, a po e sheh se çfarë ta ka bagoja, e këshilli mbretnor po e jep mendimin me të ekzekutu. Çfarë ke për të thënë për fund?
Plaku: Lartmadhëri asgjë nuk kam për të thënë, por e kam vetëm një kërkesë.
Mbreti: A mund ta di se çfarë zanati kanë pasë baballarët e këshilltarëve të tu?
Mbreti u habit me pyetjen e plakut dhe nga kureshtja, vërtet ishte pyetje e pranuar dhe filloi radhazi të i pyet këshilltarët e tij.
Këshilltari i parë: Babai im ka punuar mishtar, kemi pasë mishtore han e don.
Këshilltari i dytë: Babai im është marrë me rjepjen e kafshëve dhe regjjen e lëkurave.
Këshilltari i tretë: Babai im ka punu në shkritore xeheje dhe përherë e ka pasë detyrë me e mbajtë zjarrin dhezun.
Këshilltari i katërt: Babai im ka qenë myfti, kryeimam i kësaj nahije.
Tani mbreti pasi i dëgjoi përgjigjet e të katër këshilltarëve,iu drejtua plakut.
–A e sheh pra? Secili kapasë angazhime pune.Çka ke për të thënë tjetër plak?
Plaku: Lartmadhëri, asgjë nuk kam për të thënë, përveq se të propozoj që për me e udhëheqë më mirë këtë mbretëri, duhet ta dëgjosh këshillën e djalit të myftiut se vërtet me këta tre të parët nuk do e kesh mbretërinë ma…
