Tek ti po vi Dardani
A E DI EUROPA
A e dinin Europa se ishim
pellazg ?
E a dinin Europa se ishim
Ilir ?
E a e dinin se ishim
Arbënor?
E a e dinin Europa se ishim
Dardan ?
E le ta dijë pra botë e mbarë se ne ishim;
Pellazg,
Ilir,
Arbnor,
e Dardan
Që të gjithë në një emër jemi Shqipëtar,
Gjithandej sot mburremi që jemi Shqipëtar.
Sepse
nga Pellazgishte gjuhë e lashtë
Civilizim i botës mbanë.
Kado vjen e kudo shkon
Në hulumtime skaj më skaj
Të gjitha gjuhët e botës
vetëm një rrënjë e kan
N’pellazgishten e vjetër
Të gjuhës tonë.
Enver Sahiti
22.12.3023
Vien-Austri
Hajnat milionera
Asgjë nuk është si më parë
Çfar kohë t’shfrenuar po jetojmë
Ku hajnat miloner u banë
E të pasurit mezi mbijetojnë.
I ndershmi i humbur nga pandershmëritë
ulë koken e bënë sehir
Nga padrejtsitë që i bëhen ati.
Drejtësia një lëmsh pa fije
Kush bën ligj dhe ndan drejtësi,
E n’vendin e krimit
krimineli për dihmë thërret
e i pa fajshëm shtiret
Kur avokati e mbronë për lek.
I drejti i demtuar nga mashtrimet
qe 15 vite gjyqin pret
As lëndën nuk mund t’ja gjejnë
Për t’fitu drejtën e vet.
Nëpër shkolla e fakultete
Mish mash behet mesimi aty
Ku analfabetët ligjërojnë
e të t’paditur mbetëm në fund .
Bujku e la tokën djerrë
Nuk ia del dot ta mbjelli arën
Se po subvencionohen
ata që i ndajnë grante.
Neper portale na bëjnë benë
E të pa fetë predikojnë fenë
N’ballë oxhaku
me buzkuq gratë
e kan fjalën kryesore
e ku burrat u bënë nana
E nënat n’ekskurzion me shokë defrehen.
Se keshtu dhe n’parlament
bëhet lomsh mu përdit
e n’emër t’popullit ndajnë fetfanë
ku mes vete me nanë shahen
se kulaqin s’mund ta ndajnë.
Shqiptarët
Po si nuk ke turp o ti që s’di
Ti çë më flet për fe shqiptare
Kur kryçin në gjoks e ke
E tjetri fesin arab në kokë ma ngre.
Patriota më bëheni ju
Mu për ketë k’to vargje nisa
Kur ju përherë bërtisni
Feja e shqiptarit Shqiptaria.
E nëse doni të na bindni
Ti mbi kry me fes arab
vetëm n’plis kokën mbulo
E mos na shit mend aspak
E ti tjetri në vend kryqi
vë shqiponjen kuq e zi
Se kjo është e jotja
para fesit e para krishti.
Mulla Mazllem Mazllemi
Imam me shum nam
Leckë e harrën na e bën
të vetmin shenjë flamurin kombëtar.
Shqipfolës kinse shqiptar
të pa ditur e me lesh
Kan lëshu mjekrra t’rana
e jan mbushë nga ç’do anë
E imitojnë arabizmin
duke sha e rrehë n’shpulla
Skenderbeun n’lapidar
Pak qej ka vra Milloshi
Se kta qej keshtu e donë
Kështu thot diku n’europë
një prift i yni shqipëtar.
Turp te keni ju që flisni
Ku njollosni një komb të tan
Mos harroni se mbi të gjitha
Jemi dhe do mbesim përherë shqipëtar.
Te ty po vi Dardani
Po kthehem
Aty te ti do vi
N’atêdhe
N’ato rrugë zhavori
të mbuluara n’asfalt
Po kthehem përsëri.
Shetita anë e kënd n’Europë
N’metropole bezdisur
me plot turma njerëzish
ku kerkonin jetën,
e lumturinë pa fund,
Por nuk e gjetën
sepse nuk është askund si në vendlindje aty n’katun.
Morrëm rrugët e botës
e askund nuk gjetëm qetësi
U venitën shpresat kur mbërrimë atje,
sepse i kishim egot e mëdha
Se gurbeti do ketë lumturi,
Por asesi nuk munda ta gjejë
Atë ngrohtësi dashurie
përpos si në ty atëdhe,
tek ty e bukura Dardani.
