Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-T’KËRKOVA ATY KU S'JE

Enver Sahiti-T’KËRKOVA ATY KU S’JE

T’KËRKOVA ATY KU S’JE

Të kërkova aty ku s’je
Të kërkova aty ku kërkimi mbaron
Të kërkova aty ku nuk ishe
Edhe atje ku diellin lind e nuk perëndon


Të kërkova aty ku dikur hapëroje pa fund
Skutave të djegura nga dielli
Por stë gjeta askund


Të kërkova mes freskisë së erës
Të kërkova mes gjetheve shushuritëse
Të kërkova livadheve e luleve të çelura
Nga aroma e tyre dehur, shtanga në pritje.


Nuk do ik, këtu jam denbabaden
Nuk ju lë, se mes jush shpirti m’flen
Edhe pse shumë kohë heshtur
Ama mes ju kam ndenjur


Mes bjeshkve plot rrudha shekullore
e maleve heroike, si lis do rri
Si dëbora në bjeshkë,
plisin mbaj me krenari.


Mes fushave të blerta
Ku bariu kullotë bagëtinë
Mes fushave me gjak skuqura
Do rri e këndoj trimërinë.


Mes lulëkuqeve si dëshmi
Që shtrihen deri të ëma Shqipëri
Në barin si tepih shtruar me shumë dashni
Kam qenë, jam e do mbetem, për Ty Arbëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT