Malli im!
Lutje i drejtoj qiellit.
planetit pa fund .
Aty, ku shpirtrat bëhen yje
dhe zbresin në tokë si flutura.
Malli im ,
plagë pa shërim,
je bërë rrahje në kraharorin tim
me shpirtin , sytë e tu blu.
Herë -herë frikësohem
të dëgjoj zemrën time.
Malli im,
dua të flas me ty,
të them të rejat e fundit,
në adresën tënde të re ,
në shtëpinë e vargut,
ku fjala ime të përket.
