Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-KUR HUMBIM VETEN

Ermira Ifandi-KUR HUMBIM VETEN

I përkushtohemi diçkaje, dikujt,
aq sa harrojmë veten,
ëndrrat, dëshirat,
harrojmë kush jemi.

Pa e vënë re, pa e kuptuar,
harrojmë të kujdesemi, të duam veten.
Dashur a padashur, nënshtrohemi
derisa bëhemi dikush tjetër.

Të harruar, të “nënshtruar”,
zvarritim ditët, jetën,
herë në dyzimin e heshtur,
herë të ndërgjegjshëm për humbjen e vetes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT