Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-LUMTURIA IME

Ermira Ifandi-LUMTURIA IME

Qëndron gjithkund.
Vallëzon me secilën prej stinëve,
puthet butësisht me vargun.


E ndiej në çdo syth të çelur.
E prek në çdo frymë tënden.
E marr në buzëqeshjen tuaj.


Lumturia ime.
Është ardhja e mëngjesit.
Një pikëz vese përmbi petale.
Dehur ëmbëlsisht dritës.


Si nje diamant shkëlqen,
në sy të gëzuar fëmijësh
dhe si lot malli në përqafime.
Lumturia ime është gjithkund,
aty , ku ka dashuri !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT