Në boshtin e fjalës së patjerrur,
ku heshtja bluan mendimet në mokërr
për të fashuar ndjenjën e gervishtur
në çekaniin që bie pandërprerë mosbesimit .
Si një semafor i kuq që ndalon qarkullimin,
pritja bëhet gangrenë për shpirtin
dhe numëron me ngulm kujtimet..
Pastaj loti bëhet ilaç me efekt shërues
dhe pihet ne recetë në kupën e verës.
Lumturia është mision , privilegj i jetës!