Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritErvin Hysaj-LULJA E KUJTIMIT

Ervin Hysaj-LULJA E KUJTIMIT

LULJA E KUJTIMIT

Tani që të kujtova, s’di se pse,
kjo bota ime, si shi rrodhi ngado,
kur ti më the me mall të fundit mbrëmje:
të lutem, veç pamjen mos ma harro!


Ti për mua nuk ishe thjesht një dallgë,
që bregut plaset e humb pastaj në det,
por ishe si një lule çudibërëse,
që viteve të vështira më dhe jetë.


Ndoshta s’do shihemi më në jetën tonë,
për njëri-tjetrin ndoshta më s’do dimë,
por do ta ndiej si çelesh plot aromë,
kur të më dhëmbësh ëmbël nëpër brinjë.


Do të kujtoj se sa e hijshme ishe,
kur të më ngjitesh flokëve nëpër thinja,
dhe do të them gjithnjë në jetën time:
ajo do të ketë mbetur prapë e imja.


Dhe kur kujtesës heshtur të më shfaqesh,
në sy t’më përvijohesh mbushur nur,
ti prapë do jesh e bukur si një lule,
ti prapë do jesh një lule, si dikur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT