Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritEsat Mekuli-Shqiptari këndon

Esat Mekuli-Shqiptari këndon

Shqiptari këndon

Shekuj mbi ne
e në ne
e mbushën jetën plot vnerë
që pezm


e zjarr kryengritës
ndër zemrat tona m’u ngri
që njeriu mo të jetë-njeri:
emri të na zhduket përherë.


Qemë-jo njerzë
po robë;
pa bukë, liri n’uzdajë,
në vatrën tonë
pa shtëpi
në plangun tonë


argatë!
Qemë-
turq, dreqën me bishta,
qemë-rajë
që t’hiqet në vargoj
të mjerimit
të përbuzur-shiftarë!


qemë…
por koha-luftë
shëron varrët çdo ditë:
mbas natës së errët
të shekujve-
hap krahët koha e re…
Po, jemi gjallë!
Dielli dhe për ne shëndrit…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT