Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritËshtë për t'ardhur keq,vaji ,me t'mbërthyer-Feim Bllaca

Është për t’ardhur keq,vaji ,me t’mbërthyer-Feim Bllaca

Është për t’ardhur keq,vaji ,me t’mbërthyer

Është për t’ardhur keq
Mendjen e kemi humbur krejt
E kemi humbur rrugën n’oborr
N’pikë t’ditës ,sillemi ,si n’ terr.

Harruam identitetin,
N’letargji kemi rënë.
Disa ëndërrojnë Evropën,
Disa të tjerë ,bëjnë sehir, kah t’ja mbajnë.

A ta duan Turqinë
A ta duan Arabinë
A ta duan Ballkanin e hapur me serbinë
Disa: N’shpirt e kanë Shqipërinë Etnike.

Jemi bërë pikë e pesë ,Evropa na mban larg sysh.
Dikush thumbit ,dikush patkoit i bie.
Çekanin nuk po e rrahin n’tnjejtin vend
Ma zot më keq.

Amerika aleati i ynë,
Rrugën mirë ,na e tfillon.
N’disa raste, habiten ,me ne
Fjalët ,kështu nuk i kemi pasur më parë.

Kosova është pranuar ,shtet i pavarur laik
Kështu ,na kanë pranuar miqtë
Sot është përzi leshi,turli-turli
N’mes nesh, ka hy, lloj-lloj bangladeshi.

Jemi dakorduar me miqtë ,për të punuar,
shtetin me e ndërtuar, dhe me përparuar.
Institucione kredibile me formuar .
Kosova shtet, model për t’mirë n’ Evropë me
u pranuar.

Prej rendit e ligjit kemi dalur,
Është për t’ardhur keq,vaji me t’mërthyer.
Miqve duhet t’ua kemi e mbajmë besën,
Për s’gjalli,brezave t’u lihet testamenti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT