Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritEsmeralda Bregaj-Ëndërrat në lundrim

Esmeralda Bregaj-Ëndërrat në lundrim

E vura ëndrrën time në një barkë,
e nisa në udhëtim;
-pastaj e ndava detin me duar,
që ëndërra të mos më mbytej.

…Duart i kam ende të lagura
nga bluja e dallgëve të shkumëzuara,
Duart I kam ende të cara nga plagë qe lëndojne papushim,
ngjyra që rrjedh nga gishtat e mi
bojatis rërën e vetmisë…

Cukit,
Gërvish,
Rrjedh,
Rënkon,
Zë nuk lëshon,
Hap sytë e kokën e ngre lart,
Lumturohem tek vadis qiellin…ska ndryshuar ngjyrë,

Dy zoq të etur cicërojnë,
E vura ëndërren time në nje barkë,
e nisa nje udhëtim te ri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT