Bëj çfarë të mundesh në ditët me shi
kur çatia pikon e ti si çader mbijeton me shpirtin e zvarritur
Bëj çfarë të mundesh kur bota djersin
kur ti plot freski krijon mrekullin e uritur.
U lodhe o Nënë u lodhe
E gojë s’ke
Nuk fole…..
O nënë ti e ke këtë fuqi
Fanar drite që ndrin në cdo shtëpi
Ohh nënë krijesë që mund dhe kohën
Dashuri që kurrë se shtrite dorën.
Ҫohesh herët e fundit fle
Mbledh hallet i hedh mbi re
Me nje kammomil apo qetesues me mjaltë
I fle shqetesimet e nje dite me nje lutje te gjatë
Aty bashkë me dhimbjet harrohen në një natë.
Ohh nënë kur rudhat ti numëroj
Si petanik i shtruar bukur hallet ti lexoj
Lule qe era të mbyt,shpirtin ma zgjon
Aroma te gusha jote gjithmon më shëron.
Dashuri që zemrën ma çpon.
Ohh nënë kur ti përgjigjesh
Gjithë hallet mi fshin e nuk çirresh
Ohh nënë si ti duron
Cdo fjalë femije si thik të helmon
E ti prap harron
Dëgjon
Shikon
E nuk dëgjon
E nuk shikon
Ohh nënë ti duron
harron…..
I mblodhe ditët me shi
Nina nana elegji për cdo fëmij
Moj e mira nënë
Si lutje e pathënë
Më jep jet në cdo hënë.
Moj e mira nënë.. ..
