Një frymzim i bukur poetik!
( Dedikuar Dhaskal Todrit )
I
Udhëtove shumë udhëtove
Nëpër male e nëpër fusha,
Na i solle të bukurat shkronja
O mësues i gjuhës shqipe…
II
Në rrugëdritën e kombit tonë
Mbete ti yll përgjithmon,
Hyre në faqet e historisë
O trim i nënë Shqipërisë…
III
Bekuar qoftë toka shqiptare
Atë bir të pa harruar që e rriti
Margaritar e dritë tu bëftë varri
O baba i shkronjave SHQIPE…
