MORTJE
Nuk jemi kërkah, lum miku
Përsëri kemi mbetur në fund të tunelit
Ku po shuhet edhe drita e fundit
Në këto net të verbëta mallkimi
Edhe mortja i ka prekur ëndrrat tona
E na ka heshtur e vetmuar si në balada
Sytë na janë zmadhuar nga trishtimi
Sikur e kemi harruar sëmundjen e rëndë
Prapa perdeve të mashtrimit
Fati im e fati yt sërish po shkruhet
Me alfabet të panjohur
Lum miku,
A s’e sheh se po na merrë lumi
