Atëherë ti ishe flutur,
Dhe unë isha zog,
Ti me bel këputur,
Si një hënë e plot.
Më dhuroje lule,
Unë i bëja kurorë,
Ti rrugën ndricoje,
Si një lule borë.
Ashtu si atëherë
Ashtu je dhe sot.
Lule në pranverë,
Që nuk vyshkesh dot.
Ngado ishim bashkë
Si dy shokë të mirë
Si yje mëngjezi,
Yje në të gëdhirë.
Je ylli i mëngjezit
Pranë do më keshë,
Manushaqe ferre,
trëndafil me vesë,
Në një rrugë të gjatë,
Dhe aq të vështirë,
Ne su lodhëm kurrë.
Si dy shokë të mirë.
Ma ndeze dashurinë
Si ndizet një eshkë,
Shpirtërat tonë u shkrinë,
Në një fjalë dhe besë.
Atëherë të rinjë ishim,
Në zjarr të dashurisë,
Malit më të lart iu ngjitëm,
Me shkallët e mirësisë.
Edhe pse të varfer,
Duart i shtrengonim,
Merrnim forcë nga jeta,
Cdo penges kalonim.
Ti më ishe krahë,
Ti më ishe forcë,
Asgje nuk na ndali
Si atëherë dhe sot.
Sa vite kaluan,
Dhe ne jemi plakë,
Si atëherë dhe sotë.
Shpirtërat tanë binjak.
