E dua shumë natyrën,
ajo më çlodh shpirtin,
më jep forcë e krahë.
Nga gëzimi që më jep ajo,
sytë e zemra mua më ndritin.
Edhe nëse jam i mbyllur
në shtatë çelësa…
unë do dal të shijoj
bukurinë e saj.
Gjuha dhe shpirti
dritën e saj e duan.
Pa ndriçimin e diellit
dhe bukurinë e hënës,
si një i burgosur unë vuaj.
Unë jam një i burgosur
i bukurisë dhe dashurisë.
Dhe atë që më burgosi,
atë adhuroj
dhe aq shumë e dua.
Dhe ajo, ashtu si mua,
do të burgosë
gjithë njerëzinë,
që dashuria mbi gjithçka,
e mbi çdo gjë, të ekzistojë.
Dhe veçanërisht
ta gëzojë njeriun.
