Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritFali Ndreka-Fakti pa fakt

Fali Ndreka-Fakti pa fakt

Fakti pa fakt

Akuza pa bazë
Edhe drurin e thanë.
Shkërmoqja e themeleve,
Rrëzon dhe kalanë.
Kështu mendon hipokriti,
Që para të tjerëve
Duart i lanë.
Por ai gjithmonë gërmon,
Në pleh,
Dhe aty ushqimin,
Më të mirë
për vete e gjen.

Të akuzosh me faktin pa
Fakt,
Do të thotë shpifësh
kundra tjetrit,ditë e natë,
shpif,shpif,dhe pastaj,
tënden jashqitje gëlltit prap.

Ndërton prapaskena,
Dhe me mbeturina e me copëza e tyre,
Nderton akuzën ndaj tjetrit,
E joshet me të, si lojë,gallatë dhe qyfire,

Kjo për atë,nuk ka asnjë rëndesi,
Të përdorë lloji, lloi prapaskenash,
Të pista si vet ndërgjegja e tij.

Fund e krye një situatë
të pa denjë për shoqëri,
me fundrina si copëza qymiri të zi.
Dhe mbi këtë bazë mendon të ndërtojë të ardhmen e tij.

Po, po ai mbledh edhe biseda
Intime.
Dhe i bën zyrtare si në diktaturë,
Dhe nga ata kërkon përfitime,
Kështu dhe nën krevat mund shtrihet si kërpurdhë.

Hap dosjen e zezë me pergjime,
Një burokrat që servilizmin e ka nën lëkurë.
Një mal e ngrenë me hetime.
Më gjëra që skanë ekzistuar kurrë.

Dhe shtiret se beson edhe në Zot.
Por njerëzve u dëshiron që ata më fort të zhyten.
Dhe kështu edhe shokëve të tij ai u kerkon,
Që pastaj njerëzit ti shoh,tek sa fundosen dhe mbyten.

E tmerrme,katastrofike kjo hile,
Nga një njeri në dukje besim plot,
Një njeri që të tjerëve u jep mësime,
Dhe gjithë natën kundra tyre bën tunele e komplot.

Si hije e zëzë njerezit prapa i ndjek,
Prapa veshit u rri gjitmonë e në cdo punë.
Si fëshfërime,si hije vdekje e pa ndashme,
Dhe gjurmuesi të thot:” Ej kujdes se këtu jam unë.”

Jam unë që ti më ke besuar si mik, apo si shokë,
Po unë po përpiqem me copëzat fjalëve,të tua sot,
Me ato fjalë që ti në të vertetë si ke thënë kurrë,
Dhe me ato gjera që ti si ke bërë dot,
Unë ty me ato,ne lakun tim kam për të të zënë.

Faktet e tij janë fakti i mos faktit.
Ngritur në një simfoni dredhie edhe kundra atit.
Shkruar me notat e antikrishtit,
Në ato që ai beson brenda tij,
vetm në gjërat e karjeres e të fatit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT