Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritFali Ndreka-Një hipoktiti

Fali Ndreka-Një hipoktiti

Një hipoktiti

Sa e përdredhur
një gjuhë,
kur errësirrën
E mbeshjell me jargë.
Jargavitje e ftohtë
Që zemrës i
shkakton plagë.

Një gjuhë
që flet
mbi dhe nën të,
E fjalët i mbulon
Me shkumë
e makjazh
skërmitje,
Herë me heshtjen
e shtirur,
pa zë,
hakmarrese
Të tmerrshme,
dermuese.

Njeriu një qënie
misterioze,
Në labirinte
të pa dukshme
rrugëton,pa dritë,
Dhe me gjuhen e tij
si një furce mikluese,
Mëkatin e tij
Shijon cdo ditë,
Si hipokrit.

Në më të fshehtën
rrugë,
në skutat e padukshme,
Disa e tjerrin hilen
si leshë,
E në zëmrën e tyre
nuk mund ta kuptoshë
kurrë,të fshehtën
Edhe nëse
njëqind palë sy e vesh,
ti mund ti keshë.

Aty për aty një
shkrepje syri
Si marrveshje.
Aty për aty,
Në prezencën tënde,
Me tjetrin një dakordesi,
Per të nisur kundra teje,
Një luftë, a përleshje,
Pa kuptuar as kushi
As ti dhe as njeri.

Po, po njeriu eshtë
Misterioz,
por dhe hipokrit,
Dhe me ndergjegjen
e të tjerëve
ai loz,
Me ndjenat gjithashtu,
Ai ushqen manitë dhe
Përfeksionon djallëzitë.

Dhe shpesh djallin,
E thirr si mesues,
Që me anë të gjuhes
Vajisur me jargë
Të luftojë drejtësinë
Dhe të dalë si fitues.

Rreshqet mbi jargavitje
Si kermilli ,
dhe ashtu fshihet
nën guackë ,
mjafton që të arrijë
qëllimin,
E tjetrit gëzimin
t’ ja vrasë.

Njeriu kërmill zvarritet,
Dhe herë duket sikur dremit…
Aty në mes barit struket,
maskohet,
Dhe bëhet i pa dukshëm
për sytë.
Për të luftuar gjithcka
për interesin e tij,
Dhe vet Perënditë.

Hedh gurin dhe fshihet,
Rreshqet ashtu pa u ndjerë,
pa zhurmë e pa zë.
Sepse si fillimi dhe
mbarimi,
gjitmonë për të,
kanë qënë,
Dhe mbeten po një.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT