Një komb
Lindur,
Rritur,
Vetmuar,
Djegë e
Zhuritur,
Përcelluar,
Pushtuar,
Shfrytëzuar,
Urryer,
Një komb.
Sërish
vetmuar,
Harruar,
Pastaj
Premtuar,
Zhgënjyer,
Mashtruar
Një komb.
Shpresuar,
Punuar,
Në luftëra
I pa epur,
Përpjekur,
Endrruar,
Por herë
lagur e
Herë
I djegur,
Jashtë
Europe,
mbetur,
Një komb.
Pa faj,
Pa borxh,
Askujt,
Pa prek
Askend,
Ka vuajt.
ka Hejk,
Me shpirt
Ndër dhëmb,
Si komb
Përpjek.
Shpresuar
Modelin,
Europë,
Amerik,
Një rrugë
T’sigurt,
Ka dasht
Pa frikë,
Si komb.
Por i thonë
Gjithmonë
Prit ,Prit.
Në
Pesë
shtete
I ndarë,
I lagur,
Pa tharë.
Fuqitë e
Mëdha,
Me të
Bënë
pazar.
Por
Gjithnjë
Ka qarë
Pse e
kanë
Coptuar
Si komb.
Por me
durim,
dhe
besim,
Shpreson
Kombi im
Shqiptar,
Edhe pse
Lotët
akoma si
Janë tharë,
Por me
fjalë e besë,
Europës
i eshtë bindur,
që jashtë
sajë
të mos mbesë.
Zoti na Krijoj,
Truall
e gjuhë
Na dhuroj,
Dhe na bekoj,
Të jetojmë
Si komb.
Por prap
Me shpresë,
Në truall
Të vetë,
Jeton.
E Zotit
i kërkon,
Kështu të
Mos mbesë.
Ky komb.
Zoti ul
Krenarët,
Të prulurit
I ngre.
Qielli dëgjon
Lutjet
Me besim
Me fe.
Dhe i bën
shqipet
të fortë,
Në t’vetën
Fole.
Dhe prap
Kështu
Mendon,
Më i vjetri
komb,
Në Ballkan.
Lutet e
shpreson,
Për gjithcka
Të re.
Perpiqet
Të ngrihet,
Ndonjëherë
Zvarritet,
Përpëlitët,
në truallin
e vet.
Por askënd
S’ka cënuar,
Askënd
nuk ka prek,
Ecen plot
guxim,por
Sterkëmsha
Cakenjësh,
Pengojnë
Pa mbarim,
Rrugën
ja presin,
Per në
perëndim.
Një komb
I lashtë,
I vogël,
Dhe si gjithë
të tjerët,
Me mishë
E ashtë,
Me shpirt,
Lirinë
gjithmonë
e ka
Dashtë.
Vetëm ka
Luftuar,
Me mish
E me shpirt,
Per dije,
Per dritë.
Ka njohur
Zotin edhe
Perënditë,
Prap se
kanë dashtë.
E kanë lënë
Jashtë,
Të shohë
nga frëngjitë.
Cfar mallkimi
Ka marrë?
A e kuptoni
Vallë?!
Atë të hyut?
Apo të njeriut?!
E fundit
Ka të ngjarë.
Thot një fjalë
E vjetër,
Bota or Mete!
Secili për vete,
Plot halle
E derte.
Por ngrihuni
në këmbë!
Te ngjitemi
Me dhëmbë!
Se s’ka
rrugë tjetër,
Se bota
eshtë e re,
po aq
dhe e vjetër.
