Pasi e siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror me Portugalinë, Cristiano Ronaldo ka vendosur të kalojë kohë me familjen e tij.
Për më shumë, ai mungoi të shtunën në ndeshjen e Manchester Unitedit ndaj Leicester Cityt, pasi që nuk ishte i përgatitur fizikisht për këtë takim.
Kjo i dha mundësi që të qëndronte me familjen dhe të kalonte çaste të këndshme me fëmijët dhe partneren e tij.
“Familja është gjithçka”, është përshkrimi i një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale që është shoqëruar me hashtagun ‘krenar’, ka shkruar ylli portugez.


