Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-FALEMINDERIT JETË

Fatime Kalimashi-FALEMINDERIT JETË

Faleminderit o e bukura jetë
Me mua u tregove gjithmonë e vërtetë
Unë të qëndrova e fortë e besnike
Ti nga nevoja, kurrë nuk më ike.

Besnike, të qëndrova gjithmonë pranë
Në diell e stuhi kur të tjerët më lanë
Në heshtje e dhimbje, në ditë të vështira
Ti më mbajte gjallë për ditë më të mira.

Jo, asnjëhere o jetë s’të tradhëtova
Falë dritës tënde kurrë s’u dorëzova
Faleminderit jetë që më fal shumë dashuri
Duke dashur veten time, të dua edhe ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT