Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-KUR ZEMRAT FLASIN

Fatime Kalimashi-KUR ZEMRAT FLASIN

Në heshtjen time ti je zëri
Që zgjon pranverë në shpirtin tim
Je drita që ma thyen terrin
Je ëndrra ime pa mbarim.

Kur më buzëqesh, ndalet koha
Si yll që bie veç për mua
Në krahët e tu gjej botën
Ku zemra s’njeh frikë nga jeta e huaj

Ti je betimi që s’ka kthim,
Je rruga ku dua të mbes
Në çdo rrahje, në çdo frymëmarrje
Emri yt bëhet lutje e shpresë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT