Friday, March 27, 2026
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-MËSIMET QË NDRIÇOJNË JETËN

Fatime Kalimashi-MËSIMET QË NDRIÇOJNË JETËN

Prindërit na edukuan, fenë për ta respektuar
Zotin për ta besuar, dhe vetëm para Tij për t’u gjunjëzuar
Na mësuan dashurinë për nënën e për babanë
Për motrën e vëllanë, që zemrat bashkë të mbajnë

Prindërit na mëkuan si të ndajmë kafshatën
Në sofrën e jetës, me dashuri të ndajmë fatin
Na mësuan të jetojmë pa urrejtje në shpirt
Të mos gënjejmë kurrë, as me zili të ndrit

Dashuria për njeriun na mban të bashkuar
Të ndihmojmë njëri-tjetrin, pa marrëveshje të ndarë
Vetëm duke respektuar veten dhe të tjerët
Nderojmë mësimet që na dhanë ata të shtrenjtët

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT