Thursday, February 26, 2026
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-MOLLË E NDALUAR

Fatime Kalimashi-MOLLË E NDALUAR

MOLLË E NDALUAR

Sa herë të shikoj në atë pemë
Dëshiroj të ngjitem lartë
Veç një herë me të prek me dorë
Të të puth pak e të të kafshoj


Sa herë rri në atë degë
Veç tek ti mendja më shkon
Si t’i prek buzë e gojë
Aromën tënde si ta shijoj


Sa herë qëndron nën ato gjethe
Shpirtin tim e djeg flakë
Gjysmë e kuqe gjysmë e verdhë
Të ta shijoj të ëmblën mjaltë


Mos rri gjatë në atë pemë
Se kam frikë do piqesh shumë
Mos ndërto në degë fole
Për ty mollë po digjem unë


Mos prit vjeshtën me stuhi
As veriun me acar
Mos e prit dimrin me ardhë
Se të mbulon me borë të bardhë


Sa herë dielli më ka përvëluar
Nga pranvera duke pritur
Kur ke çelur e lulëzuar
Diell e shi për ty kam duruar


Mos më thuaj jam e shitur
As mos thuaj mollë e ndaluar
Nuk e lë pa të kafshuar
T’i mbyll sytë duke të shijuar

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT