Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-POETËT

Fatime Kalimashi-POETËT

POETËT

Mos dashuroni një poet
Se poetët janë si magji
Të përdorin nëpër vargje
Të shndërrojnë në poezi
Në çdo ndjenjë poezie
Dashurohen


Kujdes nga poetët
Kur stisin vargje për ty
Të magjepsin me sy
Edhe në ëndrra
Flasin me ty


Prandaj kujdes nga poetët
Ata janë si magjistar
Kanë një thes gurë të çmuar
Magji për të ndërtuar


E mbajnë fshehur në shpirt
Deri sa të prekin me duar
Kujdes nga poetët magjistar
Ata janë vet magji
Për sytë e tu e për sytë e mi


Sa janë të ndjeshëm
Janë dhe të hareshëm
Por më shumë janë të mirë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT