Tuesday, November 18, 2025
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-PRITJE...

Fatime Kalimashi-PRITJE…

PRITJE…

Prita të të takoja
Pritja ishte shumë e gjatë
Nga ti u ndjeva e harruar
Dita më dukej sikur të ishte natë


Kisha nevojë për ty…
Të ta thosha një fjalë goje
Nuk e doja përqafimin tënd
Veç të rrahurat e zemrës t’m’i dëgjoje


Ai takim më kishte mjaftuar
Sy me sy duke u parë
Sa u ndjeva e pa vlerë
Si asnjëherë…


Tani shpirti nuk gjen qetësi
Dua ta ruaj dashurinë e jetës
Dhimbjen shpirtit dua t’ia dëgjoj
Plagën e zemrës me dashuri ta shëroj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Charlotte Brontë

Poem by Alda Merini: 

Poem by Marjeta Shatro Rrapaj

Poem by Elizabeth Bishop