Sunday, March 29, 2026
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi -SHPIRTIT SHENJT ( Nënë Terezës)

Fatime Kalimashi -SHPIRTIT SHENJT ( Nënë Terezës)

Të kisha krahë të fluturoja
Në çdo cep të shkel me këmbë
Njerëzimit t’i tregoja
Në një t’i bashkoj
Në pëllëmbë të dorës


Nënë Tereza
Njerëzimin e donte
Me frymën e shpirtit


Shpirti i saj
Botën përshkon
Dorën e shtrirë, e të ngrirë
Me zjarrin e gjirit të saj
Dorën e shtrirë, të ngrirë
Foshnjën e uritur pa gji, mëkon


Të mburremi me këtë shenjtëri
Pa dallim feje a race
I fali botës mirësi
Dorë e bekuar ishte shenjtëria saj

Pa fund dashuria
Lumturi pa skaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT