Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi-TI ËNDRRA E ZEMRËS SIME

Fatime Kalimashi-TI ËNDRRA E ZEMRËS SIME

Ti mbetesh thellë në zemrën time
Vend në shpirtin tim askush s’do të ketë
Përveç shpirtit tënd, ti jeta ime
Ëndërr që do ta doja për jetë.

Si yll që ndriçon netët e mia
SI fllad që më prek në heshtje të qetë
TI je kënga e shpirtit tim,dashuria
Që zemra ime e ruan për jetë.

Edhe nëse koha shumë gjëra ndryshon
Edhe nëse rrugët bëhen më të vështira në jetë
Emri yt në zemrën time jeton
Si ëndrra më e bukur përgjithmonë për jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT