Valë deti
Janë shpirtra dallgët e shuara në rërë,
përkundin gjithçka gjejnë në udhëtim
Të lodhura përshkojnë botë të tërë,
e vdesin për pak kohë në bregun tim.
Të flas me to- nuk di- çfarë gjuhë të flas
pulëbardhshen si s’mësova dot,
Një pëndë e lë ranishtes plot maraz,
të shkruaj hieroglife kot më kot.
Të vijnë gjuhëtarët nga çdo vënd,
të shohin gjuhë të shpirtit të lotuar
Pastaj le të mendohen në një kënd,
ndërkohë që valët shkojnë duke lodruar.
