Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritFatmir Z Çitaku-KUR TË IKIN PRINDËRIT, IKËN GJYSMA E BOTËS

Fatmir Z Çitaku-KUR TË IKIN PRINDËRIT, IKËN GJYSMA E BOTËS

(Poezi e përbashkët për Nënën dhe Babain)

Kur ikët ju,
u drodh një botë e tërë brenda meje.
U thyen tingujt e shtëpisë,
u zbeh aroma e kohës së vjetër,
u qetësuan fjalët që më mbanin gjallë.

Nënë…
Ti ishe drita që ndizte mëngjeset,
zëri që më thërriste me butësi,
krahët ku pushonte çdo brengë.
Tani të kërkoj në ëndrra,
si fëmijë që kërkon nënën
nën hije të pemëve të mbetura bosh.

Dhe ti, Baba…
ishe mali im,
ai vend i fortë ku stuhitë nuk hynin dot.
Sot ec rrugëve dhe ndiej
se secila më mungon ty,
si të ishin udhë që të kërkojnë prapë.

Ju të dy…
mbetët si dy drita të largëta
që nuk i shoh me sy,
por i ndjej me shpirt.

Sa herë bie heshtja,
më duket se dëgjoj hapat tuaj,
zërat tuaj që ngjiten në kujtesë
si një melodi e vjetër që s’harrohet.

Më keni rritur me zemër,
me sakrificë që s’e përshkruan fjala,
me duar që falnin më shumë se mbanin,
me përqafime që u bënë flatrat e mia.

Tani jeni larg,
por çdo kujtim është afër.
Çdo thirrje “Nënë… Babë…”
më kthehet jehonë brenda shpirtit,
si një përgjigje e butë nga qielli.

Dhe unë rri,
e ndiej mungesën tuaj të rëndë,
por edhe praninë tuaj të padukshme,
si erë e lehtë që prek zemrën
pa bërë zhurmë.

Ju prehtë shpirti në dritë,
në paqe, në Xhenetin e përjetshëm.
Aty ku mëshira nuk ka fund
dhe dashuria nuk shuhet kurrë.

Derisa t’ju takoj prapë,
unë do t’ju mbaj në vete –
në gjak, në frymë,
në çdo hap të jetës time.

Ju dua deri në amshim.
Ju kujtoj deri në frymën time të fundit.

Nënë… Baba…
I paharruar qoftë kujtimi juaj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence