Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritFATOS ARAPI: TI DO VISH, E DASHUR, SI S’DO VISH?

FATOS ARAPI: TI DO VISH, E DASHUR, SI S’DO VISH?

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se unë ty të pres,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes,
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë.

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe unë po të mundja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt

e ti të vish…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT