NGRITE ZËRIN
E kujt është kjo kohë
e drejtësisë?
ku shoh plot pa drejtësi
E kujt është kjo kohë
e pasurisë?
ku shoh plot të varfër
E kujt është kjo kohë
e dijes?
ku shoh plot të paditur
E kujt është kjo kohë
që vendin e trajtojnë
si të veten pronë?
Ngrite zërin o vegjëli e mirë
të këqijat e kësaj kohe
kundërshtoni fuqishëm, pa mëshirë
