Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-NUK TË KUPTOJ

Fazli Ferati-NUK TË KUPTOJ

NUK TË KUPTOJ

Ti që merr respekte
e fare nuk ua kthen
nuk mund të kuptoj
që në vete çka ngërthen


Ndoshta të duket vetja
e një rangu më të lartë
e të tjerët mos t’i përfillësh
kjo shihet shumë qartë


Miqësia me njëri-tjetrin
kështu nuk e ka
apo ndoshta është mungesë vullneti
që tjetri s’ka


Që të falësh mirënjohje
është gjest mirësie
e assesi mos të kuptohet
si akt ligësie


Çdo njërit i tregon vepra e vet
deshe e s’deshe ajo vetë flet

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT