Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritFehmi Ajvazi-SHPIRTI YT PA VARR

Fehmi Ajvazi-SHPIRTI YT PA VARR

Pëlcet ai zë si kripa në prush
Ai zë i parë i shpirtit tand
Andej në mal – andej në fushë
Je ti – s’jam unë e shkreta zanë


Nuk bahet mirë Odise
Ka shkuar kohë e mitologjisë
Shtatë laokontat prapë u kthyen
Në gjinjtë e helmuar të Ifigjenisë


Pëlcetë gjaku yt si kripa në zjarr
Stërpikat mbërrijnë te fron i pistë
I gjallë në Brandenburg në Shans Elise
I vetmuar në varrezat e Dardanisë


Është zëri yt si qyqe n’degë t’thatë
Të vetmuara nanat që u kthyen në zana
S’të delë kjo botë – kjo botë e askujt
Mallkuar qofshin laokontat…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT