Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritFeim Bllaca-A K U A R E L D I M R...

Feim Bllaca-A K U A R E L D I M R I

E duam dimrin edhe pse bën ftohtë
Borën e bardhë kur bie flokë-flokë
Si jorgani i bardhë shtrirë mbi tokë
Kur shkëlqen bardhësia,një tjetër botë.


Bora më e pastër është maje mali
I gëzohet vajza,i gëzohet djali
Bora për ta është një mrekulli,
Natyrën t’veshur të tërën n’bardhësi.


Në tufan e në veri ,shkëlqen plot dritë
Ty dimër të duam me shpirt.
Me ty i kemi t’lidhura pjesët e trupit
Miq me ty borë ,miq t’artit.


Je i ftohtë, por je i mbarë
Je i këndshëm me të parë
N’acar,lozim e qeshim pa karar
Ngase jemi guximtar.


Të tëra punët na shkojnë për dore
Mbarojmé njeriun prej dëbore.
Lozim qeshim bëjmë hajgare
Zemra e jonë, është e madhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT