KU FSHIHET FAJTORI
Këtu u fik një dritë
Atje u fik edhe një dritë
Edhe matanë u fik një dritë
Edhe aty,edhe aty, u fik një dritë.
Çka po ndodhë ? !
Për çdo natë e për çdo ditë
Po fiket nga një dritë
Ku është faji,ku po fshihet fajtori?
Faji është jetim : tha dikush
S’ka emër,as mbiemër,as ngjyrë
Terri po e mbulon fajtorin e fajin
Ai, po sillet i lirë kah po dëshiron….
Pak dritë më shumë ,n’ këtë terr viran
Dielli e hëna ,janë mbuluar nga retë
Dimri ka zënë rrënjë n’këto anë
T’ftohtit e vdekjes ,na ngrinë na bën xham.
