Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritFeim Bllaca-M B I NJ E R...

Feim Bllaca-M B I NJ E R I U

M B I NJ E R I U

(Ukshin Hoti)

Vendosmërinë tënde t’pashembullt ,
do të dëshiroja ta ndiqja.
Ishe i madh,
I madh do të mbetesh,
përjetë.


Sakrifica e jote sublime,
e qëllimshme
për njerëzimin,shpirtin
ta mbushi me dashuri
e butësi.


I dashuruar marrëzisht ,
në idealin madhor,
Pranove t’përballosh çdo sfidë.
Madhëri !


Mësimet e tua,
njerëzimit ja ndriçuan
rrugën e jetës.
Mendjen ua kthjellove,


me dashuri platonike (dije)
Më ngjan me personazhin,te
Trajtat e mbinjeriut
t’Migjenit,


ku kërkohet t’ndodhë
mrekullia.
Njerëzimi t’ecën përpara …
Për këtë ideal Ti,


pranove t’bëhesh theror.
Edhe pse pushteti i dhunës,
nuk mundi të ndalojë,
nga misioni.


Ti je shembull,
për t’ mirë:
Për gjithë njerëzimin
e mbarë botës,


si të mbillet fara e mendimt
t’mirë.
E flijimit të bardhë.
Madhëria jote !


Durove gjakftohtë torturat
pa u ligështuar.
Nuk u theve asnjëherë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT