M E D I T I M
Sa keq m’ vjen,
kur kujtoj
një zemër t ‘vrarë
rëndë.
Në memorje ruaj historinë
e takimeve dhe komunikimin,
me mimikë në distancë
Shkarazi .
Vargu theu heshtjen .
Zemra rrëfen dhimbjet
e shpirtit të thyer,
pa faj.
Deri n’qiell
e ndjej aromën e shpirtit pastër,
fjalët ëmbla,si nektar dhe
shikimin e zjarrtë ,që t’kallë.
Duke u ngjitur rrjedhës
Drinit t’bardhë
Rash poshtë,pendimi sot e asaj dite
Peng m’rrin n’shpirt.
