Porta e dashurisë
Betimin e ndryj në zemër,ndërsa
Sinqeritetin e ruaj n’eshtra.
Portën e dashurisë ,
ndaj njerëzimit
e mbaj t’hapur,
n’çdo stinë,
n’mot t’mirë e t’lig.
Njerëzimit jetë t’ëmbël,
i dëshiroj…
.
Toka e qielli ,
janë n’varësi reciproke.
Kjo varësi edhe
N’ mes njerëzish
ekziston.
Mendja ç’kërkon n’qiell
e gjen n’tokë.
Në mes tokës e qiellit
zhvillohet një luftë.
Për jetë,
sa më të mirë .
Marrëdhënia n’ mes njerëzish
është fuqi imanente.
Për jetë t’shëndetshme.
