PYLLI I MASAKRUAR
Pyelli i masakruar
vajton fatin.
Lumenj hidhërimi
rrodhën nga qielli
për te.
Kur ndjeu goditjet
n’shpirt
Nga kafshët grabitqare.
Vaji i tij shpërtheu
bjeshkên.
Shtati selvi rënkon
Plagët i lan me lot
I lumi Ai
për nervat prej çeliku.
Luftë bën :
me u kthyer përsëri
në pyll të lulëzuar.
