Zogu i degdisur
Psherëtinë thellë një zog,si
njeriu ,kur është n’zor.
Rrugën kam humbur
m’thotë: nga cicërima e kuptoj
.
Një uragan i fortë,që pat ndodhë
M’ degdisi me ç’ pata
Nga një maje lisi
M’përplasi n’do male,fusha t’largëta.
N’një vend t’panjohur,
Ku flitej një gjuhë e rëndë,
n’ ligjërim t’shkujdesur…
Me emër, muhaxhir, m’thërrisnin .
E gjithë shoqëria s’di,
ku m’ishin tretur
I trishtuar ,nga gjuha,që flitej
Natën ,nga ai vend kam ikur.
Nga udhëtimi i largët
Jam i topitur,por
Kur pash çrdhen time të lashtë
Nga mendja jam harlisur.
Udhëtova me ditë e muaj
N’kërkim t’vendit tim
Ku e kisha çerdhen
Atje t’gjej përsëri strehim.
Njeriu i parë ,që e takoj
Mua m’tha:je Ti
Mu n’këtë oborr
Kam ngrërë bukë dhe ujë kam pirë.
Çerdhen n’njat lis
E kam pasur goditë
Uragani i fortë
M’pat marrë me vete m’ka degdisë
.
Jam i hutuar nga gëzimi
Që gjeta sërish njerëzit e m’i
Ku kam ngrërë bukë,
ku ujë kam pirë.
Kur u këndell mirë zogu t’gjitha i kujtoi
Ciu,ciu,ciu, i gëzuar fluturoi
I lumtur,si kurrë ndonjëherë më parë
N’troje t’Ilirëve ,çerdhen e rindërtoi .
